Aktualitet dhe Lajme

Shkrumbohet nga flakët për herë të dytë brenda dy viteve banesa në Memaliaj, shkaku i njëjtë

Share

Një banesë është shkrumbuar nga flakët në Memaliaj, ndërsa anëtarët e familjes që jetonin aty vuajnq nga probleme të shëndetit mendor.

Shkak i zjarrit ka qenë një qiri i ndezur. Brenda banesës ndodheshin nëna e bijë Lavdie Shehu dhe Majlinda Shehu.

Kjo e fundit ka pohuar se e ka vendosur zjarrin qëllimisht. Banesa që ndodhet në katin e poshtëm të një pallati të vjetër trekatësh është shkrumbuar plotësisht duke djegur edhe orenditë e pakta.

Dy vite më parë kjo banesë u përfshi sërish nga flakët dhe shkaku ishte sërish një qiri i ndezur.

4 anëtarët e familjes Shehu, nëna, vajza dhe dy djemtë janë me probleme të shëndetit mendor. Djali i madh prej një viti ndodhet në spitalin psikiatrik të Vlorës, ndërsa tre anëtarët e tjerë jetojnë në Memaliaj, tashmë pa një banesë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button