Aktualitet dhe Lajme

Sherr mes të miturve Tiranë, 12-vjeçari përfundon në spital

Share

Rreth orës 11:30 në Tiranë, në rrugën “Dalip Topi”, dy nxënës shkolle, të moshave 12-vjeç, janë konfliktuar më njëri- tjetrin, e për pasojë njëri prej tyre ka përfunduar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në ambientet e një shkolle 9-vjeçareje, në rrugën “Dalip Topi”.

“ Rreth orës 11:30, në rrugën “Dalip Topi”, në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 12 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button