Salianji dhe Gogu debatojnë para gazetarëve! Deputeti i PS: E dinë shqiptarët se kush mashtron
Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji është përplasur me nënkryetarin e Komisionit, Toni Gogu.
Dy ligjvënësit janë përplasur me njëri tjetrin pasi socialistët janë larguar nga komisionit hetimor. Ndërsa seanca dëgjimore me ministrin Balla është shtyrë për në një ditë tjetër.
Debatet para mediave:
Salianji: Hajdeni aty se kemi mbledhje, për 5 minuta fillojmë
Gogu: Ky zotëria që vjen këtu me këtë sjellje, këtë qasje. Kjo është qasja
Salianji: O zotëri për cfarë e pyesni kot, ky gënjen në publik. Apo e shikoni kështu me kravatë dhe …
Gogu: Të lutem respekto qytetarët shqiptarë që na ndjekin
Salianji: Sapo të ka ardhur një person aty hajde
Gogu: E dinë shqiptarët kush mashtron
Salianji: Mashtrues me dokumente
Gogu: E dimë kush jep llogari para gjykatës për mashtrim