Aktualitet dhe Lajme

Sa po kushtojnë takimet me diasporën? Spiropali: Nuk jam llogaritare, kryeministri e ka për detyrë të kujdeset për ata jashtë vendit

Share

Socialistët kanë mbajtur deri më tani dy takime me shqiptarët e diasporës, në Athinë dhe Milano dhe pritet që gjatë qershorit kryeministri të takojë shqiptarët në Gjermani dhe ata në Britani të Madhe. Kostot e këtyre takimeve nuk dihen, ndërsa opozita flet për 2 milionë euro abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

E ftuar mbrëmjen e së hënës në “Debat” nga Alba Alishani, Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se llogaritë janë të gjitha institucionale, por shtoi se nuk kanë ndonjë ngut për “të nxjerrë fatura.”

“Nuk jam llogaritare. Kryeministri është në takime, është detyrë e tij, është përgjegjësi e tij kushtetuese. Kujdeset edhe për shtetasit e Shqipërisë, jashtë…”

Spiropali hodhi poshtë edhe një tjetër pretendim të opozitës, atë për autobusë të mbushur me punonjës të administratës në drejtim të Athinës e më pas në Milano.

“Ata (opozita) janë në një lloj autobusi nga i cili nuk zbresin dot…Ne nuk kishim vend, ka pasur me mijëra njerëz që mbetën jashtë. Këto pretendime janë në kufijtë e dëshpërimit.”

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button