Aktualitet dhe LajmeHistori dhe TregimePërditshmëri
Sa do të jetë i fortë plluku, toka e han…!
Sa do të jetë i fortë plluku, toka e han
Ishte koha e kooperativave bujqësore. Punë shumë e merrej pak, 30-40 lekë për ditë pune. Një grup punëtorësh në Brezhdan ulen duke pushuar, por aty nja dy të deleguar nga jugu njëri punëtor Sigurimi, pasi filluan bisedën me fshatarët Qamil Ashiku kryetar kooperative u thotë:
1 Ore burra, folni se këta shokët kanë ardhur nga Tirana në Peshkopi për t’u pyet juve, çfarë hallesh keni e s’keni. bukën, furnizimin, veglat e punës, … Si shkoni me brigadierin, kopshtet, çerdhet etj.
Ishin dy burra të vjetër Zak Domazeti, Adem Bumçi. Aty Zaka i drejtohet:
– Ore Demë, plug i fortë, bre, na mbyti, nuk çahet.
Dema ia priti:
– Or Zak, sado i fort me qenë plugu, e ha toka e ha.
Ai i sigurimit ndërhyn ç’do të thotë kjo, se ju dibranët folni me shifra.
– Jo, jo, i thotë Qamili, e kanë llafin për dorezën e plugut, se i vret nga dora.
E hëngrën. Në fakt ata e kishin llafin për sistemin, qeverinë dhe për kooperativën bujqësore. Shumë e fortë, ndërsa tjetri i thoshte do të prishen, e ha toka. Po t’i zbulonin, i futnin në burg për agjitacion e propagandë 7 vjet.
Histori e huazuar nga librin i autorit dibran Mevlut Buci me titull: Alegoria e Dibrës Fillozofi e Shekujve