Aktualitet dhe Lajme

“Rumania duhet të përgatitet për Putinin”, shefi i ushtrisë paralajmëron: Nëse fiton në Ukrainë, synimi i tij kryesor do të jetë…

Share

Rumania duhet që në mënyrë urgjente të miratojë bazën ligjore që do të lejonte vullnetarët civilë që të ndjekin trajnime ushtarake, pasi që shteti ka nevojë të përgatitet më mirë në rast se lufta e Rusisë kundër Ukrainës zgjerohet.

“Po, popullata e Rumanisë, sikurse e gjithë popullsia e Bashkimit Evropian, e Evropës, duhet të jenë të shqetësuar”, tha gjenerali Gheorghita Vlad gjatë intervistës për Shërbimin Rumun të REL-it.

“Personalisht, edhe pse jo nga aspekti i një ushtari të karrierës, mendoj se Federata Ruse nuk do të ndalet [në Ukrainë]. Nëse fiton në Ukrainë, synimi i tij kryesor do të jetë Moldavia. Ne do të shohim tensione edhe në Ballkanin Perëndimor. Jam më se i bindur se [presidenti rus, Vladimir] Putin do të përshkallëzojë politikat e tij në një të ardhme të afërt”.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button