Aktualitet dhe Lajme
Rritet tensioni para Bashkisë Tiranë, hidhet sërish molòtòv
Tensionohet sërish situata para Bashkisë Tiranë.
Protestuesit hedhin sërish molotov drejt godinës dhe tentojnë të thyejnë gardhin rrethues, i cili edhe këtë radhë ka përforcues.
Protestuesit kanë lidhur një litar të gjatë me anë të të cilit tentojnë të shembin gardhin, ndërkohë që disa të tjerë po e tërheqin me duar.
Pas gardhit rrethues gjendet kordoni i forcave policore, i cili është zëvendësuar tashmë nga efektivët e FNSH dhe Shqiponja.
Huazuar nga Lapsi.al