Aktualitet dhe Lajme

Rrëzohet kërkesa e Bardhit për mocion me debat për dokumentarin e Rai 3

Share

Ka nisur seanca plenare në kuvend. Kërkesa e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI 3, nuk është pranuar nga kryetarja Lindita Nikolla.

‘Së pari kur lexon njoftimet, të lutem lexoji nga fillimi në fund. Duhen lexuar me korrektësi, ajo shkresa 2164 protokoll ka dhe një pikë zonja kryetare që ju e anashkaluat.’, tha Bardhi.

Sot parashikohet të diskutohen 13 pika në rendin e ditës, mes të cilave 5 janë projektligje. Gjatë ditës së sotme, në parlament pritet që të ngrihen dy Komisione, ai për Antikorrupsionin dhe Dezinformimin. Në krye të Komisionit për Antikorrupsionin pritet të jetë kryetar Fatmir Xhafaj, ndërsa kryetar i Komisionit për Dezinformimin pritet të jetë Erion Braçe. Mësohet se sa i takon Komisionit Antikorrupsion, emrat e deputetëve të opozitës janë aty për shkak të pozicionit që kanë në Komisionet Parlamentare dhe bëhen automatikisht anëtarë.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button