Rithemelimi: Zgjidhet kryetar i PD-së së Dibrës
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2022/04/IMG-20220422-WA00202-780x470.jpg)
Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka njoftuar se Ilir Krosi do të jetë kryetar i Partisë Demokratike në degën lokale të Dibrës.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Dibër. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dibër u shpall z. Ilir Krosi me 77% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur”, thuhet në njoftim.
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2022/04/WhatsApp-Image-2022-04-22-at-5.58.19-PM-300x225.jpeg)
Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.
Vetë kryetari i komanduar i PD-së, është shprehur se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon përçarjen në PD dhe nuk po kontribuon në bashkimin e partisë, ashtu sikurse ish-kryeministri pretendon.
/abcnews.al