“I ka shitur videot në faqet pornografike për arsye përfitimi”, avokati Cakrani për Adrian Hilën: E dinte se çfarë po bënte

Share

Një ditë më parë, Monika Lubonja zbuloi përmes një postimi në “Instagram” se ka bërë kallëzim kundrejt kompozitorit, Adrian Hila, për videot intime të publikuara në rrjet. Aktorja e ka denoncuar atë për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, avokati Kujtim Cakrani u shpreh se me këtë denoncim, Adi Hila nuk rrezikon asgjë dhe nuk mund të dënohet me burg.

“Nuk rrezikon asgjë. Kjo akuzë që ajo ka ndërtuar dhe drejtuar Gjykatës së Dhomës Penale Tiranë, përbën kundravajtje penale. Që do të thotë që mund të dënohet me gjobë. Pra është vetëm dëmtim imazhi, zonja mund t’a kishte ndjekur këtë edhe në çështje civile për të kërkuar një dëmshpërblim moral. Kjo pasi është dëmtuar imazhi i saj. Ai mund të dënohet pas 10 vitesh kur të përfundojë procesi gjyqësor me një gjobë, deri në 3 milionë lekë, por nuk ka faj penal që të rrezikojë burg”, tha avokati.

Sipas Cakranit, Adi Hila që në vitin 2025 ka hapur një rrjet të vetin ku ka publikuar video të shkurtra intime me pagesë.

“E thashë këtë për të kuptuar që të gjithë ne mos të na bëjnë për budallenj. Ai e ka ditur shumë mirë që po regjistrohej, ka bërë prerje të atyre videove për arsye përfitimi. Askush nuk ia ka vjedhur, ai ka të gjithë të drejtën e tij të mbrohet, dhe do bëjë çdo gjë të mbrohet, por ne që jemi brenda këtij sistemi e dimë se si funksionon. Ai duhet të hetohet në bashkëpunim. Ai që ka bërë regjistrimet, prerjet. Kush janë bashkëpunëtorët, duhet ta gjejë Prokuroria.

Problemi qëndron se ai e ka ditur shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Kjo është e organizuar dhe është shpërndarë në site të faqeve pornografike, janë shitur me para. I ka shitur për përfitime. Nuk parashikohet asnjë ditë me burg, mbase nuk është ky qëllimi, por problemi është se duhet hetuar se kush kanë qenë personat që e kanë ndihmuar, kush ka patur dijeni”, tha avokati.


Start News

Reklama
Back to top button