Aktualitet dhe Lajme

Rihanna do tërhiqet nga muzika?

Share

Fansat e Rihanna-s janë edhe një herë të bindur se nuk do të kenë kurrë muzikë të re.

Të enjten, krijuesja e  hitit “Diamonds” u fotografua në qytetin e Nju Jorkut me A$AP Rocky e veshur me një bluzë  ku shkruhej: “Unë jam në pension.”

Ajo e kombinoi bluzën vintage “Peacock Papers” me një fund, një çantë “Bottega Veneta” , syze dielli vintage “Dior” dhe atlete të kuqe. Fansat – të cilët kanë pritur prej kohësh albumin e nëntë në studio të këngëtares pas “Anti” të vitit 2016 – ndanë reagimet e tyre  në mediat sociale.

“Rihanna fjalë për fjalë tha f-k yall, unë jam në pension. Nuk do kemi kurrë një album,” shkroi një përdorues X në Twitter të enjten mbrëma.

Një fanse tjetër tha: “Rihanna tha në fakt mos më mërzit duke më kërkuar muzikë të re, “Unë jam në pension”, lol.” “Duke parë Rihanna-n në atë bluzë ku shkruhej ‘Unë jam në pension’ më theu zemrën,” postoi një person i tretë.

Pavarësisht nga ajo që thoshte bluza e saj, këngëtarja fituese e Grammy-t, konfirmoi së fundmi se është në punë një album i ri ndërsa foli për Extra në prill.

Do të jetë e mahnitshme,” vuri ajo. “Kjo është arsyeja e vetme që nuk ka dalë ende.” Artistja  shtoi, “Unë dua të luaj dhe ndihem sikur muzika është një shesh lojrash dhe dua të argëtohem me të dhe të tregoj me të vërtetë se ku jam.”

Në të njëjtin muaj, ajo tha gjithashtu për “Entertainment Tonight” se muzika për të cilën ka punuar është “shumë e mirë”. Megjithatë, data e publikimit është ende e paqartë, veçanërisht duke pasur parasysh se Rihanna  u premtoi fansave muzikë të re vitin e kaluar.

 

 



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button