Aktualitet dhe Lajme

Rezoluta/ Gogu: Ne të bindur para drejtësisë e ju sfidues dhe në protestë me molotov kundër saj

Share

Nga Toni Gogu

Pak a shumë si sot, 8 vite më parë nga kjo sallë do ndryshohej Kushtetuta e Shqipërisë. Në një operacion të pazakontë, 8 vite më parë nga kjo sallë do niste rrugëtimin e vet një sistem i ri drejtësie.

Nga ajo seancë, përqafimi i 2 ambasadorëve më të rëndësishëm do të bëhej pjese e kronikave të çdo rezymeje që evokonte votimin e vonë.
Në atë përqafim përmblidhej më shumë sesa thjeshtë gëzimi për përmbylljen e ditëve dhe netëve mes negociatash dhe takimesh.
Në atë përqafim mes Amerikës dhe Bashkimit Europian, nënshkruhej mbyllja e një epoke tranzicioni dhe nisja e një epoke të re për Shqipërinë. Epoka e integrimit Europian!

Ishte përqafimi i shpresës së nxjerrjes së Shqipërisë nga kthetrat e pengmarrësve të jetës së kësaj cope Europë.
Dhe pengmarrësit ishin në këtë sallë!

Këtë reformë e votuan të gjithë, por jo të gjithë e donin. Pengmarrësit e politikës e përmes politikës, pengmarrësit e çdo zëri dhe shpirti të lirë, bënë çdo gjë që në pamundesi per ta penguar, ta rikapnin sërish drejtësinë.
Çdo ndryshim me të cilin kushtëzonin votën, synonte kapjen!

Pengmarrësit e Shqipërisë për të realizuar kapjen e drejtësisë së re, shfrytëzuan çdo negociatë, çdo akses, çdo drekë e darkë pune, çdo mbledhje, çdo takim, çdo seancë. Per te rimarrë peng drejtësinë, shfrytëzuan çdo milimeter pushtet për të fshirë, përfshirë, shtuar, hequr, gërryer, arrnuar e çoroditur tekstin e ri Kushtetues.

Me të vetmin synim: sigurimin e garancive për vete dhe garantimin e ushtarëve të vet në sistem.
Të pafuqishëm për ta ndalur, bënë gjjthshka për ta dëmtuar! Dhe nuk është se nuk ja kanë dalë deri diku! Shpesh ngecja ose ngadalësimi i avancimit të kësaj reforme, është rezultat i atij aksioni dhe veprimi kundër.

Sot jemi këtu!
8 vite më pas!
Ata që s’e donin atëhere dhe me kokën poshtë, ngritën dorën lart, janë ende këtu. Megjithëse janë ndërruar 2 trupa deputetësh! Megjithëse shumë nga ata që votuan atëherë u zevendësuan me të tjerë! Të qëmtuar me kujdes me kriterin e vetëm si armiq të reformës! Pengmarrësit që nuk e donin janë ende këtu! Të pandryshuar dhe të pandreqshëm!

Si sot e 32 vjet më parë, janë këtu, në këtë sallë. Dhe siç kanë bërë prej 32 vjetesh, vazhdojnë duke u përbetuar në dashurinë e tyre për drejtësinë e po aq tinëzisht duke e penguar dhe mallkuar atë nga papafingot ku i izoloi drejtësia që nisi 8 vjet më parë.

Kanë kaluar 8 vite dhe pozicionet janë po ato! Ata që deri dje ky popull i lartësonte duke i votuar kryeministra, ministra e Kryetare Shteti, sot e vetmja lartësi nga mund të bërtasin janë papafingot e arrestit shtëpiak. Të një arresti shtëpiak të fituar duke u fshehur pas moshës.

8 vjet më pas edhe ne socialistet, jemi ketu!
Ne që dikur bindëm veten dhe më pas gjithë botën për nevojën e ringritjes së drejtësisë jemi sot më të vendosur se kurrë në drejtësinë e zgjedhjes sonë.
Jemi bashkë përsëri! Në të njëjtën salle!
Ne me bindjen e rezultateve dhe drejtësisë së zgjedhjes sonë dhe ju si përfaqësues të papafingos dhe të mllefosur ndaj drejtësisë së re.
Ne të bindur para drejtësisë e ju sfidues dhe në protestë me molotov kundër saj. Askush nuk i beson më shpërthimet tuaja të programuara dhe goditjet ne mallra ushqimore ndaj godinave të shtetit!

Sepse njerëzit e kanë kuptuar që ata nuk ju duhen ju si votues. Ju duhen si shifra pa emër për molotovin që e shpërtheni në derë bashkish, por zhurma doni që t’u dëgjohet nga drejtësia e re.
Pas klithjeve me megafon ju duhet edhe zhurma e molotovit. Sepse u duhet që të bindni të gjithë se jeni po ata që keni qenë këtu e 32 vjet më parë, kur dikush ju perfshiu në politike, që të merrnit peng demokracinë

Si jeton sot, sjellja dhe karakteri, percaktohen nga besimi i palekundur per te ardhmen. E bëra këtë përmbledhje për të treguar që edhe pse jemi të gjihë këtu, njësoj nuk jemi. Ne i dhamë jetë reformës në drejtësi dhe kemi qëndruar stoik në mbështetje të saj. Kemi patur dhe ne pakënaqësi, jo pak. Por nuk kemi harruar kurrë që politika dhe interesi i ditës tejkalohen shumëfish nga interesi madhor i drejtësisë së pavarur – jo thjeshtë për të hyrë në BE – por për tëjetuar me dinjitet me njëri tjetrin. Se mbi të gjitha kjo përpjekje ka të bëjë me dinjitetin njerëzor pasi drejtësia mundëson dinjitet, padrejtësia pjell veç nëpërkëmbje.

Të nderuar kolegë, ju duhet ta dini që Kuvendi nuk miraton vetëm ligje. Kuvendi edhe mbikëqyr. Ndoshta për ju mbikëqyrja si nocion kushtetues mund të tingëllojë abstrakte dhe pa interes politik, por për ne mbikqyrja e reformës në drejtësi është kyç për të kuptuar çfraë ka funksionuar dhe çfarë duhet përmirësuar.

Po të isha unë në opozitë do e votoja me të dyja duart këtë nismë. Ku ka opozitë në botë që nuk do nje mbikëqyrje të fortë parlamentare. Ku ka opozitë në botë që nuk do një forum publik ku të ngrejë zërin e saj. Ju nuk e doni. Se pse nuk e doni e dimë edhe në edhe qytetrët që ju kanë hequr vizën edhe juve me vulëedhe juve pa vulë.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button