Aktualitet dhe Lajme

Reshje dëbore në veri të vendit, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve

Share

Java në vendin tonë, ka nisur me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore. Teksa reshjet e vijojnë me intensitet mesatar në Bogë-Qafë Thorë, Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore.

ARRSH, thotë se mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa thekson se qarkullimi aktualisht kryhet pa probleme.

“Në aksin Bogë – Qafë Thore, vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button