fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Rama viziton qendrën e re të përpunimit të bimëve në Lazarat, banorët e surprizojnë me dhuratat e veçanta

Share

schedule13:35 – 28 Maj, 2023

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qarkun e Gjirokastrës, ku është ndalur së fundmi në Lazarat.

I shoqëruar nga Mirela Kumbaro, ai ka vizituar qendrën e re të grumbullimit dhe përpunimit të bimëve medicinale.

Rama ka parë nga afër punën që sapo ka nisur në këtë qendër, nën drejtimin e bashkisë, me përfshirjen e disa profesionistëve të rinj të zonës, si edhe krijimin e Shoqatës së Bashkuar Bujqësore, e cila aktualisht numëron 30 fermerë.

Ai është ndalur më në detaje te të gjitha proceset, nga prodhimi i sapunëve prej silikoni deri te bimët medicinale. Madje në një moment Rama është ulur me disa nga qytetarët e zonës dhe punonjësit e kësaj qendre, të cilët i kanë dhuruar dhe dy libra.

Ne duhet të punojmë që të bëhet një industri e qendrueshme që t’i japi të ardhura të gjithë zonës.  Mendoj që duhet bërë një dyqan për ekspozimin e këtyre produkteve. Meqënëse, futem nëpër këto guidat turistike, mendoj që mund të ketë sukses goxha. Kushdo që kalon në Gjirokastër mund të ndalojë këtu”, tha ndër të tjera kryeministri./abcnews.al

 

 

 




Huazuar nga abcnews.al

Back to top button