RAI 3 zbulon bizneset në Shqipëri nga ato të ish-kryeministrit Massimo D’Alema, tek ato të ministrit të Melonit, të mundësuara nga Edi Rama (VIDEO)
Shqipëria e Edi Ramës është një tokë e mundësive të mëdha për sipërmarrësit që duan të bëjnë biznes.
Këtu (në Shqipëri) do të kishte ushtruar aktivitetin e tij lobues edhe Ministri i Biznesit ‘Made in Italy’, Adolfo Urso. Adolfo Urso deri 10 ditë para se të betohej si ministër, ishte pronari Italian World Services, së bashku me djalin e tij Pietro, një kompani aktive në sektorin e konsulencës institucionale dhe lotimin për bizneset, duke arritur rezultate të shkëlqyera.
Në vitin 2015, siç kishte zbuluar në atë kohë ‘Report’, ministri aktual në fakt po kryente konsulencë për llogari të kompanive të Francesco Becchetti, nipi sipërmarrësit dhe menaxherit të landfillit Manlio Cerroni, ish-pronar i televizionit shqiptar Agon Channel.
Sot Becchetti heq dorë nga miqësia e së shkuarës: Ministri Urso e ka braktisur duke zgjedhur krahun e kryeministrit Rama në luftën gjyqësore ku qeveria shqiptare i detyrohet Becchettit 120 milionë euro.
Përveç D’Alemës, edhe një figurë e rëndësishme e së djathtës italiane, para disa vitesh ka zbarkuar në Tiranë për të bërë biznes. Në 2015, ministri aktual zhvillonte shërbime konsulence për hesap të bizneseve të Francesco Becchettit, pronari i kanalit televiziv shqiptar ‘Agon Channel’
Gazetari: Adolfo Urso ka qënë konsulenti juaj?
Becchetti: Po, ka qenë konsulenti për ndërkombëtarizimin të grupit tim të biznesit
Pas asaj që i ndodhi, Francesco Becchetti shprehet se ka humbur jo vetëm mbështetjen profesionale, por edhe miqësinë e Adolfo Urso që në atë periudhë duket se ka vendosur një raport kordial dhe miqësor me kryeministrin shqiptar.
Gazetari: Ju përcjell të falat e Francesco Becchettit. Thotë se e keni braktisur për të qëndruar në krah të më të fortit që është Edi Rama
Ministri Urso: Unë jam gjithmonë nga ana e Italisë.
Deri 3 ditë para betimin si ministër, Adolfo Urso ishte pronari i Italian Ëorld Services, kaluar më pas tërësisht të birit Pietro, shoqëri aktive në sektorin e konsulencës institucionale dhe të lobimit, i cili, sipas asaj qe rrëfen i interesuari direkt, në momentin kur kishte më shumë nevojë e ka braktisur Becchetin.
Becchetti: Unë i kam bërë vetes disa pyetje dhe i kam dhënë përgjigje
Gazetari: Çfarë përgjigjesh?
Becchetti: Nëse vlerësoni interesat që kanë luajtur, bizneset që janë shoqëruar te Rama…
Shoqërimi i bizneseve italiane mbi të gjitha jashtë vendit është misioni kryesor i Italian Ëorld Services e familjes Urso. Ky biznes operon në vende të ndryshme dhe nga 2015 edhe në Ballkan dhe në Shqipëri.
Gazetari: Italian Word Services, shoqëria e lobimit, ka klientë në Shqipëri?
Ministri Urso: Unë nuk bëj pjesë në këtë shoqëri, pyesni djalin tim.
Gazetari telefonon Pietro Urson, djalin e ministrit: Jam Giorgio Mottola, babai juaj më tha t’ju kontaktoj ju dhe doja t’ju pyes nëse kompania juaj ka klientë në Shqipëri?
Pietro Urso: Do të flas me avokatin tim më përpara.

“REPORT” EKSKLUZIV: ME ÇFARË MERRET KOMPANIA LOBUESE E MASSIMO D’ALEMËS NË SHQIPËRI?
Marrëdhënia e ngushtë e D’Alemës me Shqipërinë daton që nga koha e luftës në Kosovë, kur kryeministri i atëhershëm mbështeti bombardimet e NATO-s kundër Serbisë. Me kalimin e viteve ai ka intensifikuar gjithnjë e më shumë udhëtimet e tij në Tiranë dhe marrëdhëniet e tij me qeverinë e Edi Ramës.