Aktualitet dhe Lajme

QMK: Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 2145 thirrje urgjente

Share

Gjithsej 2145 thirrje janë regjistruar në numrin e vetëm të Urgjencës 112 në 24 orët e fundit, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave (QKK).

Prej tyre 42,33 për qind ishin “reale”, dhe 57,67 për qind për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve.

“Sipas natyrës së përgjithshme të ngjarjeve për të cilat kanë telefonuar qytetarët, 56,14% e thirrjeve janë bërë në polici, 38,25% në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, ndërsa 3,51% tek Zjarrfikësit nga thirrjet reale në 112 në QKM.

Advertisements

Thirrjet e urgjencës në 112, të cilat janë për zgjidhje të kombinuar të QKM-së, ishin 2.11 për qind e numrit aktual. Këto thirrje, së bashku me të tjerat (“thirrjet jo urgjente”) 55.64 për qind – gjithsej 1.243, i nënshtroheshin pranimit dhe përpunimit në QKM, nëpërmjet operativëve në detyrë në Sektorin E-112, në bashkëpunim me Sektorin për Operacione dhe Koordinim, natyrisht sipas procedurave standarde të funksionimit në koordinim me institucionet në Sistemin e Menaxhimit të Krizave”, theksojnë nga QMK.

Natën e Vitit të Ri të kaluar, ka pasur pesë zjarre në natyrë. Në zonat urbane ka pasur më së shumti zjarre në ndërtesa në Shkup, ndërsa në fshatin Miravc të Gjevgjelisë ka pasur edhe një operacion shpëtimi për nxjerrjen e një personi të palëvizshëm gjatë zjarrit në shtëpi.


Huazuar nga Koha.mk

Një kafe nga ju!

Back to top button