Lajme nga Dibra
Pushuesit e llixhave dhe mikëpritja dibrane.
Llixhat e Peshkopisë frekuentohen rregullisht me pushues nga të gjitha trevat shqiptare. Ajo që të bie në sy është mikëpritja dhe bujaria dibrane të cilën e ndesh edhe në takimet spontane mes qytetarëve të Peshkopisë dhe pushuesëve qoftë kjo me një shtrëngim dore ose pirjen e ndonjë kafeje . Le ta mbajmë këtë traditë që na kanë lënë të parët tanë si e vetmja cilësi dhe virtyt që i dallon dibranët në të gjithë historinë e tyre .