Aktualitet dhe Lajme

Punimet në Unazën Lindore/ ARRSH jep detaje: Prej 27 marsit do ketë devijim trafiku në këtë segment

Share

Duke filluar nga 27 marsi do të devijohet trafiku në rrugën që lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG-ut. Lajmi konfirmohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili kërkon po ashtu mirëkuptimi e qytetarëve.

Njoftimi i ARRSH-së:

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga data 27.03.2024 do të kryejë punimet në rrugën qe lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG ku do të bëjë devijimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të trafikut, për të realizuar rampën lidhëse Unaza Lindore në drejtim të Tiranës.

Pas përfundimit të rampës lidhëse, rruga që vjen nga Sauku për në nyjen TEG (rruga që kalon te Mai Tai Resort) mbyllet, duke shërbyer vetëm për bizneset e zonës. Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

-Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

-Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button