Aktualitet dhe Lajme

PSG shkatërron Montpellierin, Mbappe me het-trik

Share

Paris Saint-Germain ka fituar 6-2 në udhëtim te Montpellier në kuadër të javës së 26-të në Ligue 1.

Pas 14 minutash lojë, Vitinha kaloi parisienët në epërsi me një asistim nga Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez (22’) më pas fitoi një gol për veten, kur realizoi me një asistim prej Randal Kolo Muani.

Por, vendasit u përgjigjën më pas me anë të Nordin, që realizoi për 2-1 në minutën e 30-të.

Për 2-2 u përkujdes Savanier (45+1’), që shënoi nga penalltia, kur po përfundonte pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte më pas e gjitha për mysafirët, që shënuan katër gola të tjerë.

Mbappe riktheu epërsinë për PSG-në në minutën e 50-të, ndërsa tre minuta më vonë shënoi për 4-2 me asistimin e Kolo Muanit.

Mbappe kompletoi het-trikun e tij me golin në minutën e 63-të, kur Vitinha i ktheu favorin, për rezultatin 5-2.

Për të vulosur fitoren e PSG-së u përkujdes Nuno Mendes (89′), për rezultatin final 6-2.

Pas javës së 26-të, PSG vazhdon të jetë lider me 59 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të takohet me Marseillen. /Telegrafi/




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button