fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit përjashton mundësinë e emërimit të Zidane

Share

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk është një objektiv i kombëtares së Francës për këtë verë.

Ish-fituesi i Kupës së Botës në edicionin 1998, ishte lidhur vazhdimisht me një kalim tek Franca, ndonëse kjo lëvizje nuk u bë realitet.

Federata Franceze e Futbollit në anën tjetër ndërmori hapa duke rinovuar kontratën e Didier Deschamps, pas humbjes në finalen e Kupës së Botës 2022 ndaj Argjentinës, duke bërë që ai të mbetet në krye të ‘Gjelave’ deri në 2026.

Zidane raportohet se kishte refuzuar disa oferta pasi kishte pritur që Franca të trokasë në derë. Sido që të jetë, kjo situatë tashmë ka një përgjigje.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Phillippe Diallo, ka ripërsëritur pozicionin e tij sa i përket të ardhmes së Deschamps, pa marrë parasysh se si paraqitet Franca në Euro 2024.

“Nuk ka asnjë dyshim (për Deschamps). Nuk do të diskutojë për këtë çështje”, ka thënë fillimisht Diallo.

“Zidane është një monument i futbollit francez. Ne duhet të njohim dhe të tregojmë mirënjohje për çdo gjë që ai ka kontribuar. Por, ne kemi trajnerin më të mirë të futbollit francez në krye deri në 2026”, është shprehur ai.

Franca gjendet në grupin D në Euro 2024, së bashku me Holandën, Austrinë dhe fituesin e pakonfirmaur të play-offit. /Telegrafi/




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button