Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëriPersonalitetePolitikëShqipëria

Premtim Kryemadhi u drejtohet mesuesve dhe kolegëve:

Mësues, kolegë të nderuar!
Tashmë e keni mësuar se jam në garë për kreun e bashkisë Dibër në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars.
Me pjesën më të madhe nga ju kemi punuar në shkollat e Dibrës duke filluar nga Lura e bukurive natyrore, në Maqellarë, Melan e Peshkopi.
Me ju punuam bashkë kur drejtova Drejtorinë Arsimore Rajonale për 5 vite (2005-2010).
E drejtuam këtë institucion të rëndësishëm së bashku me kolegët tanë profesionist e të përkushtuar si Hajdar Poliçi, Blerim Lazimi, Rajmonda Mera, Bashkim Hoxha, Liljana Kallaverja, Fari Piperku, Albert Kojku, Pajtim Veliu e shumë të tjerë të cilëve ju kërkoj ndjesë që nuk po i përmend.
Së bashku me drejtuesit e shkollave dhe mësuesit e përkushtuar shënuam mjaft arritje:
– Me shumë përkushtim administruam Maturën Shtetërore në vitet e para të saj.
– Dërguam kabinetet e informatikës dhe internetin edhe në shkollat më të largëta.
– Dyfishimi i pagave për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave rriti përgjegjësinë e tyre ndaj procesit.
– Zhdukëm fenomenin e mitmarrjes në emërimin e mësuesve dhe drejtuesve.
Këto e shumë të tjera arritje përmirësuan ndjeshëm imazhin e institucioneve arsimore dhe lartësuan figurën e mësuesit.
Si kolegë, kërkoj besimin tuaj që së bashku të vazhdojmë të mbështesim institucionet arsimore në Dibër. Duke qenë njëri nga ju, jam njohës i mirë i problemeve në përditshmërinë tuaj.
Infrastruktura në institucionet arsimore është faktor i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në përmbajtje.
Perkushtimi im në krye të bashkisë, për modernizimin e kushteve tuaja të punës, do të jetë i përditshëm.
Transparenca e planifikimit të buxhetit për arsimin është detyrim ligjor që do të respektohet për çdo qindarkë të shpenzuar.
Planifikimi i buxhetit sipas formulës “për nxënës”, e parashikua në ligj nuk u zbatua kurrë.
Kjo vëmendje e munguar, madje jo ligjore bën që sot në institucionet arsimore të kemi probleme të shumta infrastrukturore si probleme me ngrohjen, me furnizimin me ujë, me nyjet hidro sanitare, me mungesën e paisjeve dhe kabineteve e shumë të tjera.
Kolegë të nderuar thirja ime per ju është:
Të gjithë së bashku edhe me njerëzit tuaj të afërm në datën 6 Mars të drejtohemi në qendrat e votimit.
Indiferenca nuk është zgjidhje.
Në qendrën e votimit, të lëmë për një moment mënjanë bindjet dhe preferencat politike dhe me mendje të kthjellët, duke njohur 4 kandidatët në garë, të votojmë për kandidatin që mendojmë se do të menaxhojë e administrojë më mirë shërbimet ndaj qytetarëve e në mënyrë të veçantë ndaj institucioneve arsimore në Dibër.
Ju uroj shëndet të plotë për ju dhe familjarët tuaj si dhe punë të mbarë në misionin fisnik!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button