Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriPersonalitetePolitikëShqipëria

Premtim Kryemadhi ka këto pyetje, në mungesë të një debati publik me kandidatët!

Share
Ai shkrun ne facebook :
Ne mungesen e debatit publik me kandidatet per garen e 6 Marsit po shfrytezoj fb per te komunikuar me rivalet e mi ne kete gare.
Kandidati i PS Z. Spahiu, deputeti Z. Krashi dhe Kryetari i komanduar, i pesti ne 7 vite i bashkise Diber Z. Murrja ne nje takim me te rinjte kane postuar foto dhe shenimin: “Takimi me të rinjtë është gjithmonë një kënaqësi. Së bashku me, Shkëlqim Murrja dhe Lavdrim Krrashi biseduam hapur me të rinjt dhe të rejat e
????Peshkopisë ……. “. Meqenese ne postim thuhen vetem fjale te pergjithshme (shkembyem mendime) dhe nuk tregohet konkretisht per problematikat dhe prioritetet, dua te pyes perfaqesuesit e Partise Socialiste dhe kandidatin:
– A u treguat te rinjve çfar beri ne keto vite qeverisja me gjithe pushtetin e saj vendor e qendror per kete brez?
– A u treguat te rinjve perse nuk morret masa per permiresimin e cilesise se filialit te universitetit por ndermoret veprimin ekstrem per mbylljen e tij? A iu treguat sa universitete ka jugu i Shqiperise dhe sa jane ne veri?
– A ju treguan te rinjte se ne shkollat e tyre nuk ka me kabinete informatike, nderkohe qe parardhesit e tyre i kishin kabinetet para15 vitesh?
– A ju treguan keto te reja e te rinj se perse me te mbaruar shkollen e mesme, madje edhe me pare, duan te ikin nga ky vend?
– A u shpjeguat se perse nuk stimulohen nga bashkia ekselentet?
– A ju treguan se shkollat e tyre mbyllen here pas here per mungese te ngrohjes?
– A u shpjeguat se si mundet ta nisi jeten nje cift i ri edhe kur ato jane te dy te punesuar? A keni sot politika lehtesuese per keto cifte?
– A u shpjeguat te rinjve se perse qeverisemi nga Prefekt, Kryetar bashkie e drejtues te drejtorive qe banojne ne Tirane?
– A u shpjeguat ketyre te rinjve se perse nuk kane uje ne shtepite e tyre?
– A mundet tu shpjegoni se perse 1 meter kub dru kushton 90 mije leke (te vjetra)?
Keto e shume te tjera probleme qe veshtiresojne jeten e ketyre te rinjve, nuk ju japin te drejten te kerkoni mbeshtetjen me voten e tyre ne keto zgjedhje.
Te rinjte ju provuan ne kaq vite qeverisjeje te gjithepushtetshme. Jetesa e tyre vetem u perkeqesua.
Te rinjte duhet ta peshojne mire voten e tyre.
Forca e votes se lire i ben ato te pushtetshem dhe u jep te drejten te jene krenar dhe te kerkojne llogari.
I Huazuar nga Premtim Kryemadhi
Back to top button