Aktualitet dhe Lajme

‘Poston fotot nga burgu’, Gazeta britanike ‘Daily Mail’ nuk i ndahet shqiptarit: Gangsteri mburret me jetën pas hekurave

Share

Është rikthyer përsëri në vëmendjen e mediave britanike shqiptari Selamet Mehmetaj, i cili ndodhet pas hekurave të burgut.

Tabloidi britanik Daily Mail shkruan se 30-vjeçari i dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për pjesëmarrje në një bandë kriminale, ka postuar foto në rrjetet sociale nga qelia e burgut.

Bosi i drogës Selamet Mehmetaj postoi imazhe të tij në rrjetet sociale disa ditë pasi me sa duket kishte akses në një celular që dyshohet se ishte futur kontrabandë në burg.

Pavarësisht se është burgosur, Mehmetaj është rikthyer në rrjetet sociale dhe duket se po e mban veten me të mira që kur u dërgua në burg. Në fotot e postuar shihet se shqiptari ekspozon muskujt, i cili ka lënë edhe një mbishkrim në shqip ku thuhej: “Jeta është si një film”.

Sipas mediave britanike ai ka veshur një bluzë të bardhë nga marka e tij e cila përmban tre shenja të pjerrëta në njërin krah.

Po ashtu, Daily Mail shkruan se shqiptari ka postuar në platformën Tik tok makinën e tij, që mesa duket kërkon ta shesë, teksa thuhet se autoritetet kanë nisur një hetim për shqiptarin, pas denoncimit të bërë nga mediat për mbajtjen e telefonit brenda qelisë.

Në vitin 2021, Mehmetaj ra pre e një investigimi nga media britanike, që e regjistroi atë, teksa rrëfente krimet e rënda që kishte kryer në Britani. Ai cilësohet si “Zoti i drogës”, pasi 30-vjeçari drejtonte dy ferma kanabisi të fshehura në shtëpitë periferike të Londrës veriore, ku kishte rekrutuar emigrantë të paligjshëm.

Nga atje ai shpërndante drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar së bashku me vëllain e tij të vogël Dior, i cili ishte vetë një azilkërkues që i ishte refuzuar kjo kërkesë. Mehmetaj, i cili njihet edhe si Memzo, kishte përdorur më parë llogarinë për t’u mburrur për stilin e jetës së tij luksose.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button