Aktualitet dhe Lajme

Polonia: NATO duhet të fillojë procedurën për anëtarësimin e Ukrainës

Share

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda thotë se është e pamundur që Ukraina të anëtarësohet në NATO para përfundimit të luftës me Rusinë.

Megjithatë, sipas tij, procedurat për anëtarësimin duhet të fillojnë edhe në këtë fazë, raporton Al Jazeera.

“Ukraina duhet të marrë një ftesë për në NATO, e cila do të nisë procesin e diskutimit të kësaj çështjeje në parlamentet e vendeve anëtare të Aleancës. Kjo është shumë e rëndësishme për moralin e mbrojtësve të Ukrainës”, tha Duda.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button