Aktualitet dhe Lajme

Plane për plazh? Mësoni se çfarë ndodh me temperaturat këtë të diel

Share

Ditën e dielë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm. Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët më pas me alternime vranësirash në shtim.

Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshje shtrihen përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore. Reshjet priten të jenë në formë shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era parashikohet të jetë juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

The post Plane për plazh? Mësoni se çfarë ndodh me temperaturat këtë të diel appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga Albeu.com

Back to top button