Aktualitet dhe Lajme
Pjesë e grupit të Gëzim Çelës, zbardhen emrat e trafikantëve të arrestuar me urdhër të SPAK
Në kuadër të operacionit ‘Flakët në det’, si pjesë e grupit të Gëzim Çelës, i njohur ndryshe si ‘baroni i drogës’, zbardhen emrat e personave të arrestuar.
Raportohet se pas hekurave ranë shtetasit; Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj.
Ndërkohë, janë dokumentuar disa raste të trafikimit të drogës drejt Italisë, Turqisë, Kosovës dhe Greqisë.
Emrat e tyre sipas burimeve, kanë dalë nga bisedat e ish-policit Arlind Ismailuka.
Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar me Arben Dalipajn, i cili është i shpallur në kërkim.
Kujtojmë se nga ky operacion, u arrestua edhe Dritan Metaj, që dyshohej se shoqëronte të njohurin si baronin e drogës, Gëzim Çela, dhe anëtarë të tjerë të grupit të drogës.