Aktualitet dhe Lajme

Piloti humbet kontrollin, avioni përfundon jashtë pistës së aeroportit (VIDEO)

Share

Një avion “Boing 737” nga kompania United Airlines humbi këtë të premte kontrollin, duke përfunduar jashtë pistëts së aeroportit.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur herët në mëngjes sot në Aeroportin Ndërkontinental George W. Bush në Hjuston, tha Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

160 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit nuk u lënduan. Ata u larguan nga avioni dhe u dërguan me autobus për në terminal, tha FAA në një deklaratë të shkurtër. Nuk dihet ende nëse incident ishte gabimi njerëzor, apo problem teknik.

Në një deklaratë, aeroporti i Hjustonit tha: “Rreth orës 8 të mëngjesit sot, një fluturim i United Airlines u ul në Aeroportin Ndërkontinental George Bush (IAH). Avioni doli nga rruga dhe u fut në pjesën e barit përgjatë pistës 9-27. Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua. Departamenti i Zjarrfikësve të Houston dhe Operacionet e Aeroportit u përgjigjën menjëherë dhe i larguan në mënyrë të sigurt të gjithë pasagjerët.”




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button