fbpx
FetareLajme nga DibraPërditshmëriPersonalitetePeshkopiSocial Kulturore

Peshkopi, aktivitet kushtuar jetës së Profetit Muhamed a.s

Share
Sot me rastin e ditëlindjes së pejkamberit, profetit Muhamedit a,s , Myftinia Dibër organizoi nje aktivitet me plot të ftuar, muslimane, të cilët i dhanë rëndësi peshës dhe vlerës që mbart figura e njeriut madhështor që Zoti dërgoi për njerëzit. Atë, i cili u brengos për njerëzimin më shume sesa për veten e tij. Ai, i cili është shembulli më pozitiv dhe më ë përsosur ë njerëzimit.
Suela Mehmeti, vajza dibrane e cila moderoi aktivitetin e sotem shprehu qarte jo vetëm përms të ftuarve special vlerën e moralin e pejkamberit, por edhe përmes interpretimit impresionues që percolli me shumë modesti.
Menduh Allajbeg ilahisti i nderuar nga Kosova, me zerin kumbues i dha aktivitetit gjallëri, ndjesi të vecantë.
Z, Bujar Spahiu kryetari i komunitetit musliman të Shqiperise, z,Muiz Kurtulla myftiu i Dibrës, znj Diana Stojku këshilltare e kryetarit te bashkisë , Said Tafa imami i Peshkopise, Mexhit Rexha imami i xhamisë Maqëllare, Blerim Lazimi anëtar i këshillit të përgjithshëm të Myftinisë, ishin ato që përshëndetën dhe perms fjalës së tyre përcollen mesazhe të fuqishme të cilat lidhen me shembullin më të mirë të njerëzimit, mesazhe plot jetë mbi jetën e të dërguarit të fundit Muhamedit a,s.
Back to top button