Aktualitet dhe Lajme

Përplasja/ Gjikondi: Rai3 s’mund të na tregojë kush është Berisha dhe Ahmetaj; Curi: U flet italianëve…

Share

Juristja Brisida Gjikondi është përplasur në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 me analistin Arian Curin mbi intervistën e fundit të kryeministrit Edi Rama për televizionin Rai3.

S’do vinte gazetari dhe Sali Berisha të na tregonte se çfarë bëhet në Shqipëri. As Arben Ahmetaj. Në rast se Edi Rama ka marrë një njeri të korruptuar në zyrat e tij në të gjitha modelet e mëkatit, është Ahmetaj”, u shpreh Gjikondi.

Nga ana e tij, Curi tha se gazetari u flet italianëve dhe jo shqiptarëve.

Nuk po na e tregon neve ai. Ua tregon italianëve! Nuk e ka me ne. Tjetër gjë që ne merremi me të. Ai ua tregon atë emision italianëve” , tha Curi.

Debati në studio:

Arian Curi: Faktet janë më keq apo më mirë nga sa duken?

Brisida Gjikondi: Faktet janë ashtu siç i dimë ne!

Arian Curi: Si i dimë ne, më mirë apo më keq?

Brisida Gjikondi: Do të flasim për të gjitha konkretisht?

Arian Curi: Po!

Brisida Gjikondi: Epo unë nuk e gjëmoj gurin që hedh Sifridi!

Arian Curi: Unë e gjëmoj, unë them që këta gënjejnë apo jo, se është emision ndërkombëtar ai?

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button