Aktualitet dhe Lajme

Përplasen dy makina në qytetin e Korçës, lëndohet një grua

Share

Një aksident është regjistruar në unazën e qytetit të Korçës ku janë përfshirë dy makina. Mendohet se shkak i përplasjes është bërë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit.

Si pasojë e tij një grua është dërguar me dëmtime të lehta në spitalin e Korçës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po merret me sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button