Aktualitet dhe Lajme

Përkeqësohet moti, Drejtoria Detare njoftim urgjent: Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla

Share

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar përkeqësim të motit për ditët e ardhshme. Drejtoria Detare bën me dije se për tre ditët e ardhshme ndalohet dalja në det e anijeve të vogla dhe atyre të peshkimit.

Në njoftim theksohet se duke filluar nga ora 17:00 datë 09.03.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar dhe të jenë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Njoftimi:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 09-10-11.03.2024 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11.03.2024  duke filluar nga ora 14:00 datë 09.03.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft deri 9bft me shpejtësi ere deri 25-45m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durres-Bari-Durres dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

Trageti i linjes Durres-Ankona-Durres do te operoje normalisht diten e Diele.

Diten e Diele date 10.03.2024 do te ndalohet  levizja e anijeve pasagjere ne linjat nderkombetare Durres-Bari-Durres dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Ne lidhje me linjen Sarande-Korfuz-Sarande do te njoftojme ne ditet ne vijim.

NDALOHET DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 09-10-11.03.2024  DUKE FILLUAR NGA ORA 17:00 DATË 09.03.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR DHE TË JENË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 11.03.2024.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button