Aktualitet dhe Lajme
Përdhunoi 70-vjeçaren, shqiptari në Patos dënohet me 13 vite burg
Një shqiptar i cili është akuzuar për përdhunimin e një 70-vjeçareje në Patos është dënuar me 13 vite burg. Edhe pse i pandehuri propozoi njohjen e zbutjes dhe reduktimin e imputimit, gjykata nuk e pranoi.
Mësohet se me datës 9 qershor të 2023, teksa një gruaja 70-vjeçare flinte në shtëpinë e saj në Skala Patmos, ndjeu se dikush hyri në shtëpinë e saj.
Më pas 70-vjeçarja pa që dikush u fut në dhomën e saj, i cili i thoshte mos fol dhe mbante një thikë në dorë. Pasi autori është larguar, ajo ka telefonuar menjëherë nipin e saj duke i treguar saktësisht se çfarë ka ndodhur me të. Më vonë nipi i 70-vjeçares ka shkuar në shtëpinë e saj së bashku me policinë.