Aktualitet dhe Lajme

Parlamenti turk voton pro anëtarësimit të Suedisë në NATO

Share

Parlamenti turk ka votuar pro kërkesës së Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, me një shumicë të madhe në një votim të vonuar prej kohësh.

Suedia aplikoi për t’u bërë pjesë e bllokut në vitin 2022 pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Por Turqia refuzoi miratimin e saj pas mosmarrëveshjeve, në lidhje me pretendimet se Suedia mbështet separatistët kurdë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tani pritet të nënshkruajë legjislacionin. Kryeministri suedez Ulf Kristersson reagoi menjëherë në rrjete sociale duke shprehur lumturinë.

“Sot jemi një hap më afër anëtarësimit të plotë të NATO-s”,shkroi ai.

Hungaria është tani vendi i vetëm i NATO-s që nuk jep dritën jeshile për ofertën e Suedisë rreth anëtarësimit.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ftoi të martën homologun e tij suedez në Budapest për bisedime. Por ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom tha se nuk shihte “asnjë arsye” për të negociuar me Hungarinë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti votën e Turqisë, duke shtuar se ai mbështet që të ndodhë edhe pranimi i ofeërtës së Hungarisë nga vendet anëtare të bllokut.

Turqia bllokoi aplikimin e Suedisë deri në muajin korrik, kur u arrit një marrëveshje. Të martën në mbrëmje ligjvënësit votuan 287-55 pro anëtarësimit suedez.

Turqia argumentoi më parë se Suedia po u jepte strehë militantëve kurdë dhe duhej të bënte më shumë për të goditur grupet rebele si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën ajo e konsideron një organizatë terroriste, për këtë arsye nuk jepte dritën jeshile për anëtarëismin në NATO. BE dhe SHBA e kanë cilësuar gjithashtu PKK-në si një grup terrorist.

Ashtu si çdo nga 31 vendet anëtare të NATO-s, Turqia ka fuqinë të bllokojë vendet e reja që t’i bashkohen grupit.

Por Suedia prezantoi ligje më të ashpra kundër terrorizmit në qershor, duke e bërë të paligjshme dhënien e ndihmës financiare ose logjistike për grupet terroriste.

Suedia dhe fqinji i saj lindor Finlanda, të dyja të konsideruara prej kohësh si ushtarakisht neutrale, njoftuan synimin e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në maj 2022, disa muaj pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës. Finlanda u bashkua zyrtarisht në prill.

Finlanda u bashkua zyrtarisht me NATO-n në prill, duke dyfishuar gjatësinë e kufirit të aleancës me Rusinë.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button