Aktualitet dhe Lajme

Parlamenti kthehet në “arenë boksi”, deputetët përleshen me njëri-tjetrin

Share

Çështja e votimit të ministrave të rinj të kabinetit të presidentit Mohamed Muizzu, është kthyer në një mollë sherri mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Disa nga deputetët e opozitës, u ngjitën në tavolinën e kryeparlamentarit dhe u ngritën në shenjë proteste, gjë që i nervozoi deputetët në pushtet të cilët u përpoqën ta zgjidhnin këtë situatë me forcë.

Nga kjo përplasje e dhunshme fizike, njëri nga deputetët ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për mjekim.

Mediat lokale shkruajnë se mikrofonat brenda parlamentit, u hoqën për të parandaluar deputetët që t’i përdornin si armë kundër njëri-tjetrit gjatë konfrontimit të tyre fizik.

Nuk ka ndodhur në vitet e fundit që nga salla e parlamentit në Maldive, të vijnë pamje të tilla.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button