Aktualitet dhe Lajme

PARLAMENTI 2023: Mes keqpërdorimit të “yllit evropian” dhe sfidave tjera!

Share

Rregulli për të mos hapur Kodin Zgjedhor në Kuvend të paktën gjashtë muaj para fillimit të një fushate duket se këtë herë nuk do të respektohet pasi partitë politike kanë rënë dakord që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen më 8 maj të vitit të ardhshëm

 

Zenel MIFTARI

Zgjedhja e prokurorit të shtetit, zgjedhja e dy gjyqtarëve kushtetues si dhe ndryshimet në kodin zgjedhor dhe disa reforma për sundimin e ligjit do të jenë në mëshirë të fushatës zgjedhore, pasi partitë politike ranë dakord që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 08 maj 2024. Kodi i ri penal, i cili është ende në një grup pune, ligjet për shërbimin e menaxhimit dhe nëpunësit administrativë, si dhe për agjencinë digjitale për sigurinë kibernetike, ka të ngjarë të presin një përbërje të re parlamentare. Kodi Zgjedhor do të ndryshojë sërish sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR në periudhën parazgjedhore. Kështu ka bërë të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski. Duhet të ndryshohet në pjesën e procedurës së kundërshtimit dhe ankimimit, vëzhgimit të zgjedhjeve, regjistrimit të votuesve, fushatës zgjedhore, financimit të fushatës dhe përfaqësimit mediatik në procesin zgjedhor.

Advertisements


Rregulli për të mos hapur Kodin Zgjedhor në Parlament të paktën gjashtë muaj para fillimit të një fushate duket se këtë herë nuk do të respektohet pasi partitë politike kanë rënë dakord që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen më 8 maj të vitit të ardhshëm. Po ashtu, partitë politike në periudhën në vijim duhet të zgjedhin një anëtar të ri të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili mbeti pa një anëtar pasi Ministër i Drejtësisë u bë Krenar Loga nga Aleanca për Shqiptarët e atëhershëm opozitare, tash partia në pushtet.

Ndërkohë, shumë ligje, reforma, si dhe zgjedhje të zyrtarëve në institucione të caktuara kanë ngecur në Parlament, i cili do të shpërndahet në shkurt . Kjo do të thotë se deputetët do t’i kenë duart plot në dy muajt e ardhshëm, duke përfshirë festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. Shtrohet pyetja nëse marrëveshja politike për datën e zgjedhjeve parlamentare do të heqë bllokadën aktive të opozitës në Parlament. Në pritje të zgjedhjes së qeverisë teknike, e cila do të jetë kryefjala në janar, këtë muaj deputetët do t’i kenë duart plot me ndryshimet e ligjeve dhe zgjedhjen e kreut të Prokurorisë Publike dhe gjyqtarëve kushtetues.

Mirëpo, nëse Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk jep mendim pozitiv për asnjërin nga kandidatët e regjistruar, Qeveria nuk mund të bëjë propozim për emërimin e prokurorit publik dhe do t’i propozojë Kuvendit që të përsëritet shpallja. Kjo do të thotë se ekziston një mundësi serioze që Prokuroria Publike të mos marrë një kryetar të ri gjatë mandatit të parlamentit.

Në ndërkohë, mandati i Joveskit skadon më 25 dhjetor, kështu që deri në zgjedhjen e prokurorit të ri, mund të emërohet ushtrues detyre i prokurorit të shtetit nga radhët e deputetëve, siç ishte rasti kur Joveski priti pesë muaj për t’u ulur në karrigen e paraardhësit të tij Marko Zvrlevski.

KEQPËRDORIMI I “YLLIT EVROPIAN”

Një pjesë e analistëve janë skeptikë, nuk presin një përpjekje produktive parlamentare në Kuvend në dy muajt e ardhshëm.Gjatë kësaj përbërje kemi pasur votime të shumta me “yllin evropian”, përkundër kritikave edhe nga opozita edhe nga zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare, thonë se politika duhet të heqë dorë nga praktika e keqpërdorimit të procedurave për miratimin e ligjeve, pasi kjo mund të ketë pasoja në procesin e integrimit evropian. “Miratimi i ligjeve me ‘yll evropian’ më së shumti përdoret te ne në krahasim me vendet tjera të rajonit. Kemi keqpërdorime të shumta, andaj edhe kritikat janë në rritje e sipër. Por, politika sikur nuk dëshiron t’i dëgjojë ato. Keqpërdorime kemi, si nga kjo qeverisje, ashtu edhe nga ato të mëparshmet pasi politika sikur ka gjetur një mekanizëm për të shtyrë para agjendat e saj politike. Kjo është në kundërshtim me synimet tona për miratim të ligjeve evropiane dhe vendosjen e standardeve evropiane këtu te ne”, thotë Malinka Jordanova, nga Instituti për Politika Evropiane.

Profesoresha nga Fakulteti Juridik “Justinani Parë” në UKIM Jadranka Daboviq – Atanasovska është në pritje të aminit përfundimtar nga deputetët në seancë plenare për t’u bërë anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese, pasi propozimi i partisë në pushtet LSDM mori mbështetje. nga kolegët e tyre opozitarë nga VMRO-DPMNE në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime.

REFORMAT NË ADMINISTRATË

Në seancën e kaluar, qeveria mori një vendim që përcaktoi tekstet e një sërë ligjesh të propozuara për reformat e administratës publike që janë pjesë e rekomandimeve evropiane. Kjo do të thotë se së shpejti ato do të duhet të dorëzohen në Kuvend

Bëhet fjalë për një propozim për një ligj për zyrtarët administrativ, i cili duhet të ishte përgatitur sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe SIGMA, me qëllim të depolitizimit të administratës. “Ndër zgjidhjet propozohet ndalimi i punësimit përmes agjencive të punësimit të përkohshëm dhe punësimi për një periudhë të caktuar në pozicione drejtuese dhe në procedurat e punësimit të zgjidhet gjithmonë kandidati më i mirë”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Projektligji për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit dhe transformimin digjital, qëllimi i të cilit është transformimi digjital i sektorit publik, duhet të hyjë në Kuvend.

Ndërkohë, një nga ligjet kryesore – kodi i ri penal është ende në grupin punues të Ministrisë së Drejtësisë dhe ai ligj vështirë se do të jetë para deputetëve derisa të mbyllet Kuvendi. Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë së fundmi një projektligj për konfiskimin e pasurisë në proceset civile, i cili është ende i hapur për publikun në Regjistrin e Vetëm Kombëtar Elektronik të Rregulloreve (ENER). Kjo do të jetë edhe një nga sfidat tjera të përbërjes së re të Parlamentit.

ZGJEDHJE DHE EMËRIME

Parlamenti gjatë këtij viti zgjodhi edhe drejtoreshën e re të Agjencisë Teknike Operative (ATO). Në krye të këtij institucioni u zgjodh Marija Janiçevska me 93 vota “për”. Komisioni i Kuvendit për Zgjedhje dhe Emërime më 9 nëntor njëzëri, pa debat, e propozoi Marija Janiçeskën për drejtore në institucionin që nuk duhet të lejon përgjimin e paligjshëm, Agjencia Teknike – Operative (ATO). Në shpallje ishin paraqitur 21 kandidatë – tre nga të punësuarit në Agjencinë e Zbulimit, dy nga Agjencia për Siguri Nacionale, pesë nga ATO, si dhe të tjerët me profesione tjera. Gjithashtu Parlamenti votoi përbërjen e re të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit i njohur si Antikorrupsioni. Për kryetar të Antikorrupsionit u emërua Tatjana Dimitrovska. Me 97 vota “pro” për anëtar të Antikorrupsionit u votuan Cveta Ristovska, Tatjana Dimitrovska, Sofija Spasovsa Medarska, Servet Demiri, Besnik Xhemaili, Biljana Karakashova Shulev dhe Zoran Bogoevski.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese për një kohë të gjatë funksionon me një përbërje jo të plotë, pra ka vetëm shtatë anëtarë nga gjithsej nëntë që duhet të jenë sipas Kushtetutës. Kjo duhet të jetë edhe një nga prioritetet tjera të Parlamentit të ri që duhet ta zgjidhë.

BUXHETI I VITIT 2024

Buxheti dhe zgjedhja e anëtarëve të qeverisë teknike që do të formohet më 27 ose 28 janar pritet të jenë prioritetet e deputetëve në fund të mandatit të tyre. Derisa gjatë javës që lamë pas në seancën plenare filloi diskutimi për leximin e dytë të propozim-buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Derisa buxheti i vendit për vitin 2024 do të jetë 5.5 miliard euro shpenzime, apo 5.8 për qind më shumë se viti i kaluar. Qeveria llogariti që shkalla e inflacionit për vitin 2024 do të jetë 3.6 për qind. Me të ardhura rreth 310.1 miliard denarë dhe shpenzime 343.6 miliard denarë, pritet të ketë deficit buxhetor 33.5 miliard denarë. Për opozitën ky është buxheti më megaloman deri më tani, i cili është joreal, nuk ka vizion të qartë Pdhe i cili do të ketë pasoja për qytetarët në tërë vitin 2024. Për shumicën në pushtet, ndërkaq, është real, zhvillimor dhe do të sigurojë rritje të qëndrueshme ekonomike.

Paraprakisht në debatin e përgjithshëm, Dime Velkovski nga LSDM theksoi se buxheti për viti9n 2024 duhet të sigurojë rritje të qëndrueshme ekonomike, likuiditet në pjesën e financave, konsolidim fiskal, përforcim të qëndrueshmërisë fiskale dhe zbatim të masave të targetuara për mbështetje të ekonomisë dhe të kategorive të ndjeshme të qytetarëve. Velika Stojkova Serafimovska nga VMRO-DPMNE theksoi se në fushën e mjedisit jetësor dhe ndotjes së ajrit nuk është bërë gjithçka që është premtuar nga shumica në pushtet në vitet e kaluara dhe se në propozim buxhetin nuk janë pranuar amendamentet të cilat ishin parashtruar nga opozita në bashkëpunim me sektorin joqeveritar.

Bedri Fazli nga BDI theksoi se në propozim buxhetin janë siguruar mjete shtesë për infrastrukturën, shëndetësinë, mjedisin jetësor, arsimin, mbrojtjen sociale, bujqësinë, transportin, turizmin, etj. Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Lidija Petkovska theksoi se ky nuk është propozim buxhet për vitin 2024, por është propozim-buxhet deri në zgjedhje.

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


Huazuar nga Koha.mk

Një kafe nga ju!

Back to top button