Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit 5 Janar 2024, vranësira dhe reshje shiu

Share

Moti në vendin tonë, që në orët e paradites do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që vranësira e shpeshta të jenë prezente në të gjithë vendin, ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu, kryesisht në Veri dhe qendër të territorit.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin prezencë të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin, por intensiteti i tyre do të jetë i ulët.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes, por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 17- 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button