Aktualitet dhe Lajme

PAMJET/ Përplasen dy avionë të vegjël gjatë spektaklit në Portugali

Share

Një shfaqje e ekipit të fluturimeve aerobatike të Forcave Ajrore të Portugalisë përfundoi me një përplasje tragjike midis dy avionëve. Një pilot humbi jetën dhe një tjetër u plagos.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Bejës, gjatë festivalit të fluturimeve aerobatike “Beja Air Show”. Një avion u rrëzua dhe dy të tjerë u detyruan të bënin një ulje emergjente.

Festivali u ndërpre dhe baza ajrore Beja u evakuua. Në rrjetet sociale, Forcat Ajrore Portugeze kërkuan që të mos përhapeshin imazhet e aksidentit “për respekt të jetës së njerëzve të përfshirë”. ©LAPSI.al



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button