O’Brien: Serbia t’i kërkojë llogari personave përgjegjës për sulmin në Banjskë
I Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, James O’Brien, ka bërë thirrje që Serbia t’u kërkojë llogari personave përgjegjës të sulmit që ndodhi në shtator në Banjskë të Kosovës.
O’Brien tha se duhet të ketë përgjegjësi ligjore për individët që u përfshinë në sulmin e armatosur ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ai thekson gjithashtu mbështetjen e fortë të SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe vlerëson vizitat që shefi i diplomacisë së BE-së, Miroslav Lajçak në rajon.
Diplomati amerikan përmendi po ashtu zgjedhjet e reja në veri, për të cilat tha se duhet të ndodhin pa vonesa.
“Vlerësoj iniciativat e Miroslav Lajçak për të takuar Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin. SHBA-ja ofron mbështetje të palëkundur për dialogun që udhëhiqet nga BE. Është jetike që marrëveshjet të zbatohen në mënyrë të plotë, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave Serbe. Duhet të zhvillohen zgjedhjet lokale të reja në veri të Kosovës pa vonesa, ndërsa duhet të ketë koordinim të mjaftueshëm para implementimit të rregulloreve të reja monetare. Shteti i Serbisë duhet të mbajë ‘llogaridhënë’ individët që u përfshinë në sulmin e Banjskës”, shkroi O’Brien në platformën “X”.