Aktualitet dhe Lajme

“Nuk vendosim ne për Netanyahun”, Haga kundër ofensivës në Rafah, Izraeli qindra raketa në Gaza

Share

Gjermania nuk mund të zbatojë urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale e cila bën fjalë për arrestimin e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Kështu është shprehur Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë takimit me homologun e tij portugez.

Scholz nuk pranoi të spekulonte nëse Gjermania do të ekzekutonte vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare duke vënë në dukje se ende nuk ishte lëshuar asnjë urdhër dhe se Izraeli kishte një gjyqësor të pavarur.

“Ajo që do të ndodhë tani do të vendoset nga një dhomë gjyqtarësh dhe ne duhet të presim dhe të mos spekulojmë. Qeveria gjermane pret që gjyqtarët të kenë parasysh se Izraeli është një shtet demokratik me një gjyqësor të fortë dhe të pavarur”.

Qëndrimi gjerman përkon edhe me deklaratën e fortë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e cila sqaron qëndrimin e SHBA-së ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale. SHBA nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykatë tha Biden gjatë një konferencë për shtyp.

“Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë për Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Ne nuk e njohim juridiksionin e tyre. Ne nuk mendojmë se ka një ekuivalencë mes asaj që bëri Izraeli dhe asaj që bëri Hamasi”.

Ndërkohë Izraeli ka marrë një tjetër goditje, këtë herë nga Gykata Ndërkombëtare e Hagës, e cila i kërkon Tel-Avivit të ndalë operacionin në Rafah. Por pak gjasa ka që kjo e fundit të marrë parasysh këtë vendim.

Vetëm 24 orë pas venditmi të Hagës, Izraeli ka goditur Rafan me raketa dhe sulme tokësore. Izraeli nuk ka dhënë asnjë tregues se po përgatitej të ndryshonte kursin në Rafah, duke këmbëngulur se gjykata e Hagës dhe ajo Penale kanë gabuar.

Banorë të Gazës shpresojnë që dy vendimet e fundit kundër Izraelit të ndikojnë në ndalimin e bombardimeve por situata duket larg të qenit e qetë.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button