Aktualitet dhe Lajme

Nuk lëviznin dot më tej, dy turistët shpëtohen në “Gjirin e Anglezit”

Share

Dy turistë lituanezë janë shpëtuar mbrëmjen e së premtes në zonën e Karaburunit. Policia njoftoi se kishin marrë njoftim se dy turistët e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen në vendin e quajtur “Gjiri i Anglezit” pasi nuk ndiheshin mirë.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare për t’iu ardhur në ndihmë turistëve”, njoftoi policia.

Pas disa orë kërkimesh, ata u gjetën dhe u shoqëruan drejt policisë në Himarë. Aktualisht turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Turistët kanë falenderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. Policia Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt”, njoftoi policia.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button