Arsim dhe KulturëHistori dhe TregimePërditshmëriPersonaliteteShqipëria

Një dibran si Prof.Dr. Arian KADIU

Një jetë duke shkruar e shfletuar.

Share

Prof.Dr. Arian KADIU

SPECIALITETI DHE PROFESIONI:

Kam filluar të shkruaj që në moshë të vogël, kur isha nxënës në shkollën 8 – vjeçare. Bashkëpunoja me revista e gazeta për moshat e vogla, Më pas e vijova këtë bashkëpunim edhe në klasat më të larta të arsimit të mesëm e më tej. Të shkruaja e të lexoja ishte pasioni më i hershëm i adileshencës dhe i rinisë.
Kam mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës,Fakulteti Histori-Filologji, dega gjuihë – letërrsi shqipe.
Gjithë veprimtarinë jetësore ia kam kushtuar mësimit, arsimit, konsolidimit të shkollës shqiptare për edukimin e brezit të ri, sipas parametrave europiane.
Përveç mbi 300 artikujve për kulturën dhe arsimin, botuar në revista shkencore dhe botime të tjera profesionale etj, kam shkruar e botuar dhe janë në qarkullim 45 libra dhe tekste shkollore, ku janë përfshirë pjesa kryesore e studimeve në dobi e ndihmë të arsimit, shkollës e mësuesve (monografi, tekste shkollore, studime, guida ndihmëse për mësuesin, prindërit e nxënësit e studentët), një pjesë tjetër është letërsi letraro-artistike (tregime, novela, romane) kryesisht për moshat shkollore si edhe për të rritur, kurse grupin e tretë e përbëjnë tekstet shkollore (arsimi parauniversitar, pasuniversitar, grupi për master).
Gjatë kohës që ndiqja studimet në Fakultetin e Histori-Filologji (dega gjuhë e letërsi shqipe), u përzgjodha për të vijuar degën e gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, duke nisur karierën time si gazetar. Më pas punën e kam filluar si gazetar e redaktor në gazetën “Mësuesi”, ku kam botuar një numër të konsiderushëm materialesh shkencore, pedagogjike e të gjinive të tjera…Pas disa vjetësh punë në kabinetin pedagogjik të Peshkopisë, fitova një konkurs shkencor-pedagogjik dhe kam punuar 15 vjet në Institutin e Studimeve Pedagogjike, si specialist kombëtar i letërsisë.
Që nga vitit shkollor 2007-2008, bazuar në përvojën time dhe botimet e ndryshme, të cilat kanë edhe karakter të theksuar veçanërisht sociologjik e psikologjik, kam dhënë mësim, me part-time në disa fakultete. Fillimisht në Universitetin amerikan të Tiranës, vitin e pare të hapjes së tij. Më pas si pedagog në Fakultetin e Infermierisë – UT, në lëndët e psikologjisë e sociologjisë, ndërsa me studentët për master (MNP dhe DND) kam dhënë lëndën “Teori komunikimi”. Në ‘’Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës’’, për semestrin e parë kam dhënë ‘’Planifikim’’ dhe ‘’Të nxënët’’. ndërsa tek universiteti “Kristal” lëndët “Hyrje në sociologji” “Psikologji speciale” dhe për master “Sociologjia e arsimimit”.

III. KUALIFIKIMI PASUNIVERSITAR:

Në vitin 1982 kam kryer kursin pasuniversitar një vjeçar, me shkëputje nga puna për pedagogji-psikologji, kursi i parë për këtë specializim.
Në vitin 1991, me Vendim të Këshillit të Lartë Shkencor nr. 258, datë 17.09.1991, m’u dha grada shkencore “Kandidat i shkencave”.
Në vitin 1994, me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 351, datë 30.06.1993, mora gradën “Doktor i shkencave” (e konvertuar), me nr. 2827 i regj. themeltar.
Me Vendim të Komisionit të Kualifikimit Shkencor, me nr. 43, datë 30.08.2000, me nr. regj. themeltar: 4578, me nr. dëshmie 94, m’u dha grada shkencore “Mjeshtër kërkimesh” (Prof. Asoc).
Me vendim të Komisionit të Kualifikimit Shkencor, me Vendimin Nr. 136, datë 29.03. 2007 m’u dha titulli shkencor “Profesor”.
Kam punuar mbi 3 – vjet gazetar e redaktor në gazetën ‘’Mësuesi’’, pas përfundimit të kursit pasuniversitar për gazetari.
Për 15 vjet kam qenë kryeredaktor i revistës “Univers” organ i AIITC-së, duke qenë njëherësh edhe sekretar kolegjumi i revistës “Mjekësia dhe infermieria bashkëkohore “ që botonte Fakulteti i Infermierisë – UT (për 3 vjet)
Kam qenë për 3 vjet antar i Këshillit të Profesoratit të Fakulteti të Infermierisë së UT.

. IV. BOTIME
Në këto vite nuk e kam ndërprerë, për asnjë çast, veprimtarinë krijuese e atë shkencore duke qenë i pranishëm edhe në faqet e shtypit të përditshëm, kryesisht për probleme të Reformës Arsimore dhe të letërsisë. Si rrjedhojë e kësaj pune të zhvilluar kam botuar e janë në qarkullim këto vepra, libra e këto botme.

BOTIME SHKENCORE:

1. “Katër Kongreset Kombëtare për alfabetin e shqipes” 2016, f. 172
2. “Raif Kadiu i Dibrës”, (monografi), “Mileniumi i Ri”, 2014, f. 202
3. “Sociologjia e arsimimit”, – për studentët master – 2014, f. 160
4. “100-vjetori i Pavarësisë – 100 figura dibranësh”, Enciklopedia 1, “Morava”, Tiranë 2012, f. 316.
5. “Enciklopedia 2”: Edhe 100 figura dibranësh”, Tiranë 2013, f. 345
6. “Dibra e Madhe dhe një vështrim në Dibrën e Vogël”, (monografi psikosociale), Tiranë 2010, f. 652.
7. “Hape portën e artë të leximit”, (guidë), 2004. F. 120
8. “Adoleshentët dhe tranzicioni”, (studim), “Fllad”, 2000, f. 150
9. “Teknika e recitimii”, (guidë), Prishtinë, 2001, f. 86
10. “Teknika e recitimit”, (me dy pjesë), 2001, “Fllad”, f. 70
11.“Midis alternativave: shkolla private (jopublike)”, (monografi), 2002, f. 192
12. “Punët me shkrim, qortimi dhe vlerësimi i tyre”, (studim guidë), 2002, f. 107
13. “Dibra e Madhe”, (monografi) “Dita 2000”, f. 344
14. “Dibra e Madhe- Sheheri i Dibrës”, Shtëp.botuese “Glob”, 1996, f. 170

LETËRSI ARTISTIKE

15. ”Kur dremiste Sahati i Tiranës, roman. “Morava”, 2013, f. 250
16. ”Një ndodhi në det”, tregime, “Naim Frashëri”, 1997, f. 82
17. “Pse dridhej harku i violinës”, tregime, 1974 , f.199
18. “Pendimi i arushit pa bisht”, (pjesë për kukulla, 1975. Çmimi i dytë në konkursin Kombëtar të 30-vjetorit të Çlirimit të Atdheut)
19. “Arushi pa bisht”, përralla, “Toena”, f. 78
20. “Lumturi e tredhur” , novela, “Fllad”, 2002, f. 135
21. “Pas takimit me alienët”, (roman i rekomanduar nga MASH për leximet jashtëklase) 2002, f. 142
22. “Trishtimi i blertë”, novela për adoleshentë, 2003, f. 68
23. “Stina e pestë”, poezi, , “Fllad”, 2003, f. 100
24. ”Pas takimit me alienët”, roman i ripunuar, 2002, , f. 112
25. “Qyteti prej rëre dhe pallati i vërtetë”, tregime, 1978, f. 75
26. “Arushi pa bisht”, përralla, “Mësonjëtorja e Parë”, 1999
27. “Arushi pa bisht”, (i plotësuar), përralla, “Fllad”, 2001, f. 50
28. “Aventurat e pabesueshme të Batos”, (novelë-përrallë), 2002, f. 60. (Çmimi i parë në konkursin e shpallur nga Shoqata e shkrimtarëve për fëmijë).
29. “Takimi i parë”, (novelë e tregime), Tiranë 1972, f.113

TEKSTE SHKOLLORE (tekste para dhe pasuniversitare)

30. ”Leximi letrar 8”, – tekst shkollor, Tiranë, i ripunuar, me 15 vjet ribotime, në vitet shkollore 1993-2008, me bashkëautor, f. 270
31. “Leximi letrar 8”, Prishtinë, 2003-2007, f. 272
32. “Leximi letrar 5”, për shkollat e pakicave kombëtare, 1995-2008, me bashkëautor, f. 259
33. “Leximi letrar për klasën e tetë të shkollës 8-vjeçare, Tiranë, 1999, f. 259
34.” Leximi letrar 8”, Shtëp, bot “Erik”, 2005-2009, , f. 240
35. “Sekreti i ëndrrave”, “Redona”, për klasën e 3-të, 2003-2010, f.70
36. “Sekreti i ëndërrave”, për klasën e 4-të, 2003-2010, f.75
37. “Sekreti i endërrave”, për leximet jashtëklase për klasën e 2-të. Shtëp.botuese “Redona”, 2003-2005, f. 80
38. “Letërsia dhe gjuha shqipe, për klasën e 11-të”, për shkollën e mesme të përgjithshme, “Morava”, Tiranë 2010-2011, f.280
39. “Sociologjia”, tekst për Fakultetin e Infermierisë, UT, 2009-2011,f. 200
40. “Gjuha shqipe 4”, tekst shkollor: 2007, 2008, 2009, 2013, 2014, f. 240
41. “Gjuha shqipe 6”, tekst mësimor, (për 6 vite shkollore), 2009-2014, f.270
42. Fletore pune (gjuhë e lexim letrar), klasa e 8-të, 2009, 2010, f. 42
43. Leximi letrar 6: Fletore pune për nxënësit e shkollës 8 e 9-vjeçare (me bashkëautor), Tiranë 2004, f.60
44. “Leximi letrar 5”: Fletore pune, Tiranë 2003, f.69
45. “Leximi letrar 7”: Fletore pune, Tiranë 2003, f. 64

APENDIX
(SHTOJCË E CV)

I. VIZITA PUNE DHE KUALIFIKIME JASHTËSHTETIT

Pjesëmarrje aktive (kumtesë me material) në Workshopin e zhvilluar në Qipro, nëntor 1994 (për mënyrën e ndërtimit të teksteve shkollore).
Vizitë pune dhe seminare në Holandë për Reformën Arsimore: Skoci për ndërtimin e kurrikulave bashkëkohore, tetor, 1998.
Vizitë pune dhe vëzhgime edhe në mbi 12 orë mësimi në shkollat e mesme private amerikane (në Louisiana dhe Kansas), 1996.
Vizitë pune dhe seminare në Gjermani (Landi i Brandenburgut) rrugët për eleminimin e analfabetizmit, në moshat shkollore dhe të rritur, dhjetor 2000.
Në vitet 1994-1996, në Strugë, takime me grupe pune dhe ekspertësh nga Kosova për përgaditjen dhe futjen e programeve të përbashkëta në të gjitha shkollat shqiptare, këtej dhe matanë kufirit.
Vizitë pune në Kosovë për t’u njohur me përvojën e re të KEC (Qendra arsimore të Kosovës).

II. PARAQITJE NË KONFERENCA SHKENCORE KOMBËTARE

I. Konferenca Kombëtare: “Gjuha shqipe, leximi letrar dhe letërsia në shkollë” Tiranë, 20 dhjetor, 2002:
1.“Për një konceptim të ri të programit të leximit në shkollë” (me bashkautor).
II, Konferenca e parë kombëtare “Fokus në të lexuar”, 22 dhjetor 1997:
2, “Përmirësimi i cilësisë së të lexuarit – një kërkesë e kohës”
III. Konferenca e dytë kombëtare për të lexuarit, 20-21 janar 2000.
3. “Çfarë lexojnë nxënësit tanë dhe çfarë duhet të lexojnë”
IV. Konferenca Kombëtare: “Edukimi artistik në shkollë”, Universiteti i Elbasanit, 30 prill 2003:
4. “Këndvështrim aktual dhe perspektiv i teksteve mësimore në
edukimin artistik” (kumtesë me bashkautor).

III. SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR DHE WORKSHOPE

Organizuar nga Qendra e Kërkimeve për Historinë, Artin dhe
Kulturën Islame, Stamboll,
Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit shqiptar
Universiteti i Tiranës
4 – 7 dhjetor 2003
“Roli i Vehbi Dibrës për krijimin e autoqefalisë së komunitetit
muslimanë” (kumtesë me bashkautor).

Workshop, në Qipro, 30 tetor – 4 nëntor 1994
Kam paraqitur: “ The evaluation, select and production of material for teaching of foreing languages in secondary education”,

IV. AKTIVITETI I PËRGJITHSHËM SHKENCOR E KËRKIMOR:

1. Jam autor i 4 monografive të publikuara, si:
1.1. Dibra e Madhe – ku trajtohen probleme sociologjike e psikologjike
1.2. Adoleshenca dhe tranzicioni – studim i mirëfilltë në rrafshin psikologjik e sociologjik
1.3 “Dibra e Madhe dhe një vështrim në Dibrën e Vogël” (monografi), Tiranë, 2010, 652 faqe.
1.4. Raif Kadiu i Dibrës, 2014, f. 204.
2. Jam autor i mbi 4 studimeve shkencore dhe më i fundit “Katër Kongreset Kombëtare për alfabetin e shqipes”., Tiranë, 2016, 180 faqe.
3. Kam publikuar mbi 300 artikujve të botuar në revista dhe libra shkencorë nga të cilat edhe jashtë shtetit.
4. Jam autori i 4 referateve dhe disa kumtesave shkencore.
5. Kam udhëhequr dhe kam bërë pjesë në drejtimin e 4 projekteve shkencore për zhvillimin dhe në dobi të arsimit.
6. Kam referuar me studime në 4 Konferenca Kombëtare dhe kam paraqitur gjithashtu edhe 3 referate në këto Konferenca.
7. Kam referuar në Konferenca ndërkombëtare si në Tiranë dhe në një Konferencë tjetër në Qipro.
8. Intervistë në një gazetë amerikane, që botohet në Baton Rouge (shteti Louisiana), USA.
9. Kam udhëhequr tre disertacion për doktoratë (me bashkautor).
10. Udhëheq katër diploma të SHPU në fakultetin Histori-Filologji, nga të cilat tre janë paraqitur në komision dhe janë vlerësuar shumë mirë.
11. Isha pedagog i jashtëm në Fakultetin e Infermierisë UT për psikologji e sociologji.
12. Kam qenë bashkëkryetar i udhëheqjes së dy projekteve me rëndësi kombëtare: standarded e përmbajtjes e të arritjes në lëndën e gjuhës shqipe e letërsisë në arsimin e detyrueshëm 9 – vjeçar.
13. Kam udhehequr për mbrojtje diplomash 6 studentë të Fakultetit Histori-Filologji, të vitit të katërt në degën e gjuhës shqipe, ku janë vlerësuar shumë mirë.
14. Jam bashkëautori kryesor i tekstit shkollor “Leximi letrar 8” (botuar në Tiranë e Prishtinë), i cili prej 15 vjetësh ishte në përdorim në shkollat e arsimit të detyrueshëm.
15. Jam drejtues i grupit të punës, fitues i konkursit (2007) për tekstet shkollore “Gjuha amtare 4”
16. Kam qenë specialist kombëtar i gjuhës e letërsisë në Institutin e Studimeve Pedagogjike
17. Për aftësimin e mësuesve kam botuar 8 materiale studimore në ndihmë e dobi të efikasitetit të orës së mësimit._ revista shkencore)
18. Rrjedhimisht jam edhe autori i 45 librave e teksteve mësimore me studime e kërkime shkencore, në fushën e sociologjisë e psikologjisë dhe tekste shkollore dhe ato me letërsi artisitke për moshat shkollore dhe të rritur

Y. VLERA MBARËKOMBËTARE E STUDIMEVE TË THELLUARA, TEKSTE MËSIMORE, LETËRSI ARTISTIKE.

Për vlera të padiskutueshme mbarëkombëtare të punimeve, po sjellim vetëim këto shembujL
– Teksti shkollor “Leximi letrar 8”, i botuar për 15 vjet rresht,
si teksti i vetëm, në vitet 1993 – 2008;
– me 5 – vjet botim dhe ribotim në Prishtinë, 2003 – 2008; etj.
– – “Sociologjia”, tekst për Fakultetin e Infermierisë (UT) për 4 –vjet (2009 – 2011)
– katër libra-e tekste të përfshira në listën e rekomandimeve të komisionit të MASH për leximet jashtëklase për nxënësit e arsimit 9 – vjeçar (Letërsi artistike) dhe guida orientuese shkencore, si “Teknika e recitimit”, Tiranë 2002,2002,2003 dhe në Prishtinë më 2001, romani “Pas takimit me alienët”, roman fantashkencë me 12 mijë kopje, “Një ndodhi në det” (tregime); “Midis alternativave: shkolla private (jo publike) – studim-guidë për punët me shkrim, etj
Të gjitha këto botime kryesisht i shërbenin shkollës dhe arsimit, mësuesve dhe nxënësve. Kjo është edhe vlera e tyre mbarëlombëtare.

YI. VLERËSIME TË NDRYSHME NË VITE:

– Çmimi i dytë në konkursin Kombëtar të 30 – vjetorit të
Çlirimit të Atdheut (1975) për pjesën teatrale për kukulla “Pendimi i Arushit pabisht”.
– Çmimi i parë në konkursin e Shoqatës Mbarëkombëtare
të Shkrimtarëve për fëmijë e të rinj për novelën “Aventurat e pabesueshme të Batos” (2001)
– Çmimi i dytë, nga AIITC (2010) në konkursin Kombëtar
“Libri më i mirë i vitit në fushën e shkencës, kulturës dhe artit islam” për librin me titull”Dibra e Madhe dhe një vështrim në Dibrën e Vogël”
– Dhënie e titullit ”Nderi i qytetit Peshkopi” (08.11.2012), nga
Këshilli Bashkiak, me motivacionin “Për merita të veçanta në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave dibrane me botëkuptim shkencor, me cilësi e virtyte të larta qytetare, si dhe kontributin e çmuar në shkencat pedagogjike, në publicistikë, letërsi etj”
– Dhënia e titullit “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i
Republikës, më 05.06. 2017, me nr. Dekreti 10380, me motivacionin “ Në vlerësim të kontributit të dhënë në disa dekada, si publicist e studiues i shquar, duke iu përcjellë brezave një koleksion të madh studimesh dhe veprash letrare të vlerësuara brenda dhe jashtë vendit”.

Prof.Dr. Arian KADIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button