Aktualitet dhe Lajme

Nis sot muaji i shenjtë i Ramazanit, Bujar Spahiu: Mundësia që Zoti na ka dhuruar për ta pastruar shpirtin

Share

Këtë të hënë, nis muaji i shenjtë i Ramazanit, ku për 30 ditë, besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.

Ramazani është muaji më i rëndësishëm i besimit islam. Çdo besimtar e pret atë me gëzim, duke shpresuar në faljen dhe mëshirën e Zotit.

Ramazani përfundon më 11 Prill me festimin e Fiter Bajramit.

Myslimanët në të gjithë botën, agjërojnë dhe nuk u lejohet të konsumojnë asgjë gjatë ditës derisa dielli të perëndojë.

Muaji i Ramazanit konsiderohet si periudha ku trupi dhe shpirti pastrohet, ku përveç pastrimit të shpirtit, agjërimi mbahet gjithashtu edhe për t’u solidarizuar me të varfrit, për të ndarë ushqimin me to.

Gjatë Ramazanit, besimtarët kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira.

Tradita ka nisur që në shekullin e nëntë dhe përkujton muajin kur profeti Muhamed ishte mbyllur në një shpellë, në Veri të Mekës, për ripërtëritje shpirtërore.

Kreu i Komitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, uroi besimtarët duke thënë:  “Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi që Zoti na ka dhuruar për ta pastruar shpirtin dhe trupin. Ramazani nuk është muaj diete, por muaj adhurimi përmes të cilit njeriut ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit dhe përmes kësaj arritje të begatojë vete e tij me mirësi në këtë botë dhe ne atë të përtejmen. Ramazani është pastrim shpirtëror në radhë të parë”.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button