Aktualitet dhe Lajme

Nikolla e Spiropali urojnë besimtarët ortodokosë për Pashkët: Sa më pak hidhërim e urrejtje e më shumë begati

Share

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. Përmes një postimi në “Facebook”, Nikolla shkruan: Rrugëtimi i Krishtit është më i larti  shembull i përkushtimit. Në natën e acartë të dimrit, Jezusi lindi për të gjithë ne. Në botën e trazuar ku jetoi, u shërbeu me përdëllim të gjithëve. Nga vuajtjet e shkaktuara prej zemërimit, urrejtjes dhe lëndimeve, u kryqëzua për të gjithë ne. “Me vdekje vdekjen shkeli” dhe prej errësirës së thellë u ringjall për të gjithë ne. Gëzuar Pashkën ortodokse!

Më herët edhe ministrja Elisa Spiropali uroi të gjithë besimtarët ortodoksë. Në këtë Vigjilje të Pashkës Ortodokse, Spiropali u uroi shqiptarëve uroj sa më pak mllef, mosmarrëveshje, hidhërim, makutëri, urrejtje, dhe sa më shumë mirëkuptim, mbrothësi, punë dhe begati.

Krishti u ngjall!Nga e premtja e zezë e sakrificës në të dielën e madhe të Pashkës, me ngjalljen e Tij, zgjohet shpresa e të vuajturve, të shtypurve, të vetmuarve, të sëmurëve, të izoluarve, ngushëllimi i të gjithëve që vjen nga besimi se drita e mposht errësirën, dashuria e mposht urrejtjen dhe e mira e mposht të ligën. Për çdo vuajtje ka një lehtësim, për çdo padrejtësi ka një shpërblim, për çdo ego të sëmurë ka një çmim.

Në këtë Vigjilje të Pashkës Ortodokse, për njerëzit e vendit tonë të jashtëzakonshëm, uroj sa më pak mllef, mosmarrëveshje, hidhërim, makutëri, urrejtje, dhe sa më shumë mirëkuptim, mbrothësi, punë dhe begati. Ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe ta trajtojmë me më shumë përkujdesje tokën tonë të përbashkët. Gëzuar, Pashkë të bekuara”, shkruan Spiropali./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button