Aktualitet dhe Lajme

Ngjarja e rëndë në zonën e Freskut në Tiranë: Flet Balla: Shkak armëmbajtja pa leje

Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm, në zonën e Freskut në Tiranë.

Armëmbajtja pa leje, është burim kriminalitetit. Rasti sot në Fresk është një prej tyre”. Kështu shprehet ministri i brendshëm Taulant Balla, ndërsa apeloi për dorëzimin vullnetar të armëve.

“1997 moment që ka mbjellë përhapje të paimagjinueshme të armëve që nuk po merr fund fenomeni i armëmbajtjes pa leje, përjashtuar që kemi trafik armësh.

Armë mbajtja pa leje, është burim kriminalitetit. Rasti sot në Fresk është një prej tyre.

E kam nxitur dhe do vijoj ta nxis dorëzimin vullnetar të armëve.

Duhet të shkojmë përtej lehtësirave ligjore, duhen incentiva sociale që të pakësojmë sa të mundemi numrin e armëve pa leje.

Përvec pjesës së amnistimit të kemi edhe incentiva të tjera, që të nxisim qytetarët. Lufta ndaj armëmbajtjes është ilac i uljes së krimeve të rëndë”,  tha Balla.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button