Aktualitet dhe Lajme

Ngjarja e rëndë në Tiranë/ Ky është 68-vjeçari që u ekzekutua nga vëllai pas konfliktit për pronën

Share

Ngjarja e rëndë e ditës së djeshme, në zonën e Freskut në Tiranë, ku pas konfliktit për pronën vëllai ekzekutoi vëllanë e më pas veten, tronditi opinionin publik.

Personi që shihni në foto, është Lulzim Cami 68-vjeç, i cili u ekzekutua me armë zjarri vëllai i tij Vehap Cami.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur, pas një debatit verbal që dy vëllezërit kanë pasur ndërmjet të tyre për një pronë në fshatin Tërbaç të Bulqizës.

Por në policinë e Bulqizës, thonë, se nuk ka asnjë denoncim, apo incident të regjistruar përmes palëve.

Të dy vëllezërit Cami me origjinë nga Tërbaçi i Bulqizë, pas viteve ’90 ishin shpërngulur, në Tiranë.

Vehap Cami jetonte në Farkë.

Të parët që u morën në pyetje janë familjarët në vendin e ngjarjes, aty ku dhe hetuesit besojnë të zbardhin shkakun e saktë që çoi deri në vrasjen e Lulzim dhe Vehap Camit.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button