fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Nga dhuna fizike ndaj motrës tek përndjekja e të miturës, procedohen tre persona në Fier

Share

Janë proceduar në gjendje të lirë tre persona. Mësohet 49-vjeçari P.T ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Ndërkohë në Divjakë dy persona janë proceduar të lirë, përkatësisht A. M 35 vjeç dhe F. B 36 vjeç, pasi kanë përndjekur një të mitur 15-vjeçare.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. T., 49 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. B., 36 vjeç, pasi dyshohet se kanë përndjekur një 15-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button