Aktualitet dhe Lajme
Në kërkim nga Italia për tre vepra penale, arrestohet me qëllim ekstradimin 30-vjeçari në Laç
Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për tre vepra penale është arrestuar në Laç. Donald Martinaj i cili u arrestua në kuadër të operacionin “Operacionalja 7”, akuzohet se në muajin korrik, 2023, ka përndjekur ish të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar shtetas të tjerë që kanë dhunuar këtë shtetase dhe partnerin e saj.
Gjykata e Riminit në Itali, me vendimin e datës 25.08.2023, i ka caktuar këtij Martinajt, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.
Huazuar nga Lapsi.al