Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Në Dibër, në 5 fshatra do ndërtohen rrjetet e furnizimit dhe shpërndarjes me ujë të pijshëm

Share
Sot, Drejtori i fondacionit Islamic Relief Albania, Dr. Mohamed Soliman ka realizuar një takim me Kryetarin e Bashkisë Dibër, Z. Rahim Spahiu, ku u nënshkrua kontrata e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në kuadër të projektit “Qasje e integruar drejt zhvillimit të qëndrueshëm për komunitetin në Shqipëri”.
Ky projekt i sponsorizuar nga Islamic Relief USA me bashkëfinancim me Bashkinë Dibër me vlerë afërsisht 45 milion lekë të reja, ka si qëllim të ndërtojë rrjetet e furnizimit dhe shperndarjes me uje që do të jenë në shërbim të qytetarëve të fshatrat: Borovjan, Deshat , Shimçan , Staravec i Poshtëm , Staravec i Sipërm dhe Zimur.
Ky projekt ofron shërbime që mbulojnë sektorin e furnizmit me ujë të pijshëm si edhe përmirësimin e higjenës dhe kushteve të jetesës së banorëve.💙
Lajmi i huazuar nga Islamic Relief Albania
Back to top button