Aktualitet dhe Lajme
Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare poeti i njohur shqiptar, Jorgo Papingji
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/03/640-0-72585440a5e9d4ecaa2cc6552b0d2fc0-3.jpg)
Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, poeti dhe autori i një sërë këngëve, Jorgo Papingji.
Ai ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëri prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2014.
Papingji, ishte dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës. Jorgo Papingji ka shkruar mbi 4000 tekste këngësh.
Papingji lindi në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942.