fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Motra e Rita Orës, Elena e befason këngëtaren duke iu shfaqur befasishëm në TV gjatë intervistës

Share

Ylli shqiptaro-britanik Rita Ora ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e njohur amerikan, “The View”, ku ka ndarë me audiencën detaje të rëndësishme nga jeta e saj personale dhe karriera e suksesshme.

Në këtë intervistë, Rita Ora ka hapur një dritare në jetën e saj, duke ndarë momente të rëndësishme dhe emocionuese nga rrugëtimi i saj nga Kosova në skenën muzikore ndërkombëtare.

Në një moment të veçantë, këngëtarja ka kujtuar periudhën kur ishte vetëm një vjeçare dhe familja e saj u shpërngul nga Prishtina në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

“Dua të them, isha një vjeçe dhe prindërit e mi u treguan shumë të guximshëm, dhe unë jam falënderuese, sepse po të mos e bënin, me shumë mundësi nuk do të isha e ulur me juve në këtë tavolinë”, tha Rita Ora, duke shprehur një përshtypje të ndjeshme për vendimin e guximshëm të prindërve të saj për t’u shpërngulur në një vend të ri.

Ky rrëfim i ndjeshëm ka sjellë në pah kujdesin dhe përkushtimin e prindërve të saj për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjen e tyre.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button